Lumir Abdixhiku merr mbështetje të madhe në Anamoravë - Gazeta Express
string(53) "lumir-abdixhiku-merr-mbeshtetje-te-madhe-ne-anamorave"

Zgjedhjet 2021

Gazeta Express

10/02/2021 22:37

Lumir Abdixhiku merr mbështetje të madhe në Anamoravë

Zgjedhjet 2021

Gazeta Express

10/02/2021 22:37

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot ka marrë mbështetje të madhe nga simpatizantët e LDK-së në tubimet e këtij subjekti politik në Anamoravë.

Në fotot që zotëri Abdixhiku ka shpërndarë në profilin e tij zyrtar në Facebook, shihet se qindra simpatizantë të LDK-së kanë shprehur dëshirë të bëjnë fotografi me të, i cili qartazi mbetet një ndër figurat më të dashura për ta.

Nga Vitia në Gjilan, dhe nga Kamenica në Artanë, prezenca e Lumir Abdixhikut, siç e dëshmojnë këto fotografi, ka elektrizuar tubimet e LDK-së në Anamoravë dhe ka entuziazmuar elektoratin e LDK-së të kësaj ane tani në prag të zgjedhjeve.

Anamorava 1

Posted by Lumir Abdixhiku on Wednesday, February 10, 2021

Anamorava 2

Posted by Lumir Abdixhiku on Wednesday, February 10, 2021