Lumi Krena, i papastër – ndotet nga qytetarët


Gazeta Express
5 Qershor 2019 20:05

Nga Komuna e Gjakovës do ta menaxhojnë situatën përmes kamerave të sigurisë, raporton T7

Lumi Krena kalon përmes qytetit të Gjakovës. Por jo secila hapësirë të cilën e përshkon është aq e pastër.

Edhe këto shtazë, shfrytëzojnë këtë lum, i cili është i rrethuar me plot mbeturina.

Lytafete Atisha ka shtëpinë krejt pranë lumit.
Prandaj pasojat e ndotjes së Krenës i bart më shumë se çdokush tjetër.

LUMI KRENA I PAPASTER NDOTET NGA QYTETARET

Sipas saj komuna nuk ka ndërhyrë ndonjëherë në mirëmbajtjen e lumit.

Por Lytafetja e pranon se këto mbeturina që po e ndotin ujin, kanë ardhur si pasojë e banorëve të vendit.

Se gjendja e lumit Krena nuk është e mirë e thonë edhe banorët e tjerë.

Sipas tyre, gjendja e tillë i përcjellë vazhdimisht. E probleme kanë sidomos në kohën e reshjeve të shiut.

Ata thonë se para disa ditëve aty ishin edhe zyrtarë nga Komuna e Gjakovës.

Se ndotja e këtij lumi po vjen drejt nga banorët e pranojnë edhe nga Komuna e Gjakovës.

Ata thonë se lumi vazhdimisht pastrohet.

Madje për t’i dënuar ata që e ndotin, Komuna ka vendosur që ta menaxhojë situatën edhe përmes kamerave.

E pikërisht në ditën e mjedisit ka përfunduar gara e organizuar nga Gjakova për pastrimit e ambientit. /Ardita Rashiti, T7

Te fundit


Kthehu lart