Lukaku shënon dhe ia dedikon golin Eriksenit - Gazeta Express
string(44) "lukaku-shenon-dhe-ia-dedikon-golin-eriksenit"

Lukaku shënon dhe ia dedikon golin Eriksenit

Gazeta Express

12/06/2021 21:15

Belgjika ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Rusisë në ndeshjen e grupit B në Kampionatin Evropian.

Ishte Romelu Lukaku i cili realizoi golin në minutën e 9-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Më pas, VAR-i shikoi nëse kishte pasur pozicion jashtë loje, megjithatë goli në fund qëndroi.

Ai ia dedikoi golin Christian Eriksenit që pësoi një sulm në zemër orë më parë në ndeshjen Danimarkë – Finlandë.

“Chris, të dua” – tha Lukaku në kamera gjatë festimit. /Gazeta Express/