Lukaku: S’e çela gojën për 4 ditë rresht, pas autogolit në finalen e Ligës së Evropës - Gazeta Express
string(82) "lukaku-se-cela-gojen-per-4-dite-rresht-pas-autogolit-ne-finalen-e-liges-se-evropes"

Gazeta Express

24/09/2020 14:05

Lukaku: S’e çela gojën për 4 ditë rresht, pas autogolit në finalen e Ligës së Evropës

Gazeta Express

24/09/2020 14:05

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, shpreson se do të mësojë shumë nga humbja kundër Sevillës në finalen e Ligës së Evropës, duke e pranuar se ka qenë shumë çast i vështirë për të, saqë nuk kishte folur fare për katër ditë.

Goditja e Diego Carlos me gërshërë u devijua në portën e Interit nga një prekje e Lukakut, i cili e kishte shënuar golin hapëse në ndeshje, por t’i dhënë Sevillës fitoren 3:2 në finalen e Këln, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pak para se t’i ndihmonte spanjollëve të kalonin në epërsi, sulmuesi belg e humbi një mundësi të artë për Interin duke mos shënuar në një rast një me një me portierin.

“Ka qenë çast i vështirë për mua. Nuk e çela gojën për katër ditë rresht”, tha Lukaku për Gazetta dello Sport.

“Por një ditë u zgjova dhe i dhashë vetes arsye. Mund të humbasësh, por vetëm për të mësuar sesi të fitosh”, shtoi ai.

/Gazeta Express/