Lukaku: Interi e hoqi të zitë e ullirit kundër Slavia Pragës


Gazeta Express
18 Shtator 2019 17:47

Romelu Lukaku e ka pranuar se Interi ka hequr të zitë e ullirit kundër Slavia Pragës, por ka këmbëngulur se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të jenë shumë të përgatitur për derbin e fundjavës kundër Milanit.

Falë një golit të barazimit në minutat e fundit të ndeshjes hapëse në Ligën e Kampionëve, Interi i shpëtoi turpërimit edhe pse ndeshja ndaj Slavia Pragës shihej si më e lehta për të në grup, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi belg Lukaku e pranoi se zikaltrit vuajtën shumë, sidomos në pjesën e parë të barazimit 1:1.

“Pjesa e parë ishte shumë e vështirë për ne, sepse Slavia luante tempo të lartë dhe në bënte presion”, tha Lukaku.

“Në 20 minutat e fundit, ne krijuam shumë raste për të shënuar, por nuk bëmë lojë të mirë sot sepse nuk fituam”, shtoi ai.

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit foli edhe për derbin e së shtunës kundër Milanit.

“Ne jemi ekip i madh dhe kushdo që luan kundër Interit e di që do ta ketë të vështirë. Do të jemi shumë të përgatitur për këtë ndeshje, të jeni të sigurt”, theksoi ai. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart