Lukaku: Inter, ekipi për të cilin kisha nevojë


Gazeta Express
12 Shtator 2019 18:16

Lukaku është i lumtur që është larguar nga Anglia, për të shijuar Serinë A në Itali.

Sulmuesi 26-vjeçar la gjatë verës Manchester Unitedin, duke u transferuar te Interi për 75 milionë euro.

Ai tha se është i lumtur me zgjedhjen që ka bërë, sepse s’donte më të ishte në Manchester United.

Lukaku ka qenë që një kohë objektivi i Antonio Contes.

“Interi mund të jetë ekipi që kisha nevojë. Ishte momenti më i mirë për t’u larguar nga Anglia. S’doja të jem më atje”.

“Kemi një grup special të lojtarëve dhe njeriun e duhur në krye për të na dërguar në vendin e duhur”.

“Interi është klub ambicioz, dëshiron të kthehet aty ku e ka vendin. Dua t’i ndihmoj ata për të ndërtuar diçka. Është lëvizja e duhur për mua”.

“Ju thoni ‘ah tani duhet të fitoni’. Kemi trajner të ri, ekip të ri, një mënyrë të re të lojës, kështu që gjithçka me kohë”.

“Jemi duke mësuar, por duhet të lëvizim në drejtimin e duhur. Duhet ta kemi të qartë se sa herë përballemi me një ekip, është betejë”.

“E ndjej se jemi këtu për të arritur gjëra. Për këtë kam ardhur, për këtë Romelu është këtu. A do të funksionojë? Do të kemi shumë për të folur në fund të sezonit”.

Dy ndeshje, dy gola në Serie A – Lukaku e ka nisur më së miri aventurën te Interi. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart