Lukaku i zbulon zënkat me Mourinhon


Gazeta Express
22 Gusht 2019 12:51

Romelu Lukaku e ka pranuar se ai dhe Jose Mourinho kishin hasur në kundërshtime disa herë, mirëpo e ka quajtur ish-trajnerin e tij në Manchester United dhe Chelsea “djaloshin tim”, pasi më vonë e kishte fituar besimin e tij.

Sulmuesi belg nuk e kishte pasur gjithmonë besimin e trajnerit Jose Mourinho, pasi që vetë portugezi e kishte larguar atë nga skuadra, duke e huazuar në West Brom dhe Everton, transmeton Gazeta Express.

Lukaku nuk është pajtuar gjithmonë me vendimet që trajneri i kishte marrë, por, pastaj, ai kishte bërë mjaftueshëm për ta bindur Mourinhos se 75 milionë funtet e paguara për të në vitin 2017 ia kishin vlejtur.

Lukaku ishte përfolur për një kthim në “Stamford Bridge”, por “Djajtë e kuq” e fituan betejën me Chelsean në fund të afatit kalimtar dhe klubi londinez e bleu në vend të belgut Alvaro Moratan.

“Unë kisha shkuar, po shkoja në Chelsea. Isha në kërkim të një apartamenti, një apartamenti për nënën time për të qëndruar afër qendrës stërvitore, në mënyrë që të mos më duhej të vozitja shumë. Dhe pastaj erdhi Man Unitedi”, ka thënë Lukaku.

“Në Manchester United gjithkush ishte… E ndjeva besimin më shumë, të gjithë donin që unë të isha aty dhe kjo është historia e vërtetë”.

“Ata erdhën dhe më thanë – unë isha në Nju Jork – e mora një telefonatë nga Jose Mourinho. Ai më tha: “Do të të kthej, do t’i paguajmë 75 milionë funte javën tjetër, kështu që të pres në Los Angeles”. E ndieja se po ai po më gënjente”.

Megjithatë, gjithçka ishte e vërtetë pasi që vetëm pas pak kohe, Manchester Unitedi dhe Evertoni arritën marrëveshjen dhe Lukaku u ribashkua me trajnerin që s’e kishte vlerësuar në të kaluarën.

“Kur unë isha në Manchester United, e mbaj mend se isha në Moskë para dy vjetëve, luajtëm kundër CSKA-s, i thashë: “Hej njeri, unë pata dashur aq shumë të të vrisja” dhe bëmë shaka për këtë gjë”, shtoi Lukaku.

“Marrëdhënia jonë është… të gjithë i kanë marrëdhëniet e tyre personale me të, por unë dhe ai ne i përplasëm kokat. Ne u përplasëm, por e dua shumë atë si njeri. Mendoj se ai më do mua si njeri, por ne përplasemi vazhdimisht, gjatë gjithë kohës. Ai është djaloshi im, sigurt”.

Edhe Lukaku e edhe Mourinho i kanë ndarë rrugët me Manchester Unitedin. Ky i fundit është ende duke kërkuar punë pasi që u shkarkua nga pozita e trajnerit në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa Lukaku është transferua në Inter. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart