Lukaku: Dua t’i ndihmoj Eriksenit - Gazeta Express
string(31) "lukaku-dua-ti-ndihmoj-eriksenit"

Lukaku: Dua t’i ndihmoj Eriksenit

Gazeta Express

19/11/2020 15:58

Romelu Lukaku ka thëne se dëshiron ta ndihmojë bashkëlojtarin e tij Christian Eriksen që të qëndrojë në skuadrën e Inter.

Pas ndeshjes në mes Belgjikës dhe Danimarkës në Ligën e Kombeve, me fitoren e belgëve me rezultat 4:2, Lukaku shprehu dëshirë që të ndihmojë Eriksen dhe që të do zërë vend në ekip, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Ai ka të gjitha kualitetet që të jetë kampion”, tha Lukaku pas ndeshjes.

“Ai ka të gjitha kualitetet që të jetë kampion dhe unë dëshirojë të ndihmojë atë”, u deklarua Lukaku.

“Unë jam me fat që mund të mësohem shpejtë, por në rast se ai mëson gjuhen italiane, çdo gjë do të jetë me e lehtë për të”.

“Ai do të jetë në gjendje të komunikojë më mirë dhe të bëj më shumë kontribut për klubin”, përfundoi            ai.

Eriksen ka dështuar që të fitojë besimin e trajnerit Antonio Conte dhe është i lidhur me rikthimin përsëri në ligen angleze, pas vetëm një viti.

28-vjeçari ka luajtur pesë herë këtë sezon në Seria A dhe dy ndeshje në Ligën e Kampionëve por që ka dështuar të kontribuoi në të gjitha ndeshjet./Gazeta Express/