“Luiz duhet të shkojë, Mustafi nuk është në nivelin e klubit” - Gazeta Express
string(58) "luiz-duhet-te-shkoje-mustafi-nuk-eshte-ne-nivelin-e-klubit"

“Luiz duhet të shkojë, Mustafi nuk është në nivelin e klubit”

Gazeta Express

30/05/2020 10:15

Legjenda e Arsenalit dyshon në aftësitë e Mustafit

Martin Keown beson se qendërmbrojtësi i Arsenalit, David Luiz, “duhet të shkojë” këtë verë, derisa insiston se Shkodran Mustafi “nuk është në nivelin” që klubi e kërkon.

Lexo Edhe:

Ai ka folur për gjendjen e mbrojtësve të ‘Topçinjve’, duke vlerësuar disa, por për shqiptarin thotë se duhet të largohet.

“Holding ka qenë i lënduar, është e vështirë për ta gjykuar, ai mesiguri meriton edhe një mundësi. Mendoj se Sokratis mund të hyjë në punë por s’mund ta kuptoj pse duhet t’i jepet një marrëveshje e re David Luizit”, u shpreh Keown.

“David Luiz duhet të shkojë, ai nuk është përshtatur në mbrojtje në krah dhe Mustafi, edhe pse Arteta e ka kthjellur paksa, e dimë se Mustafi nuk është në nivelin e klubit”.

“Kur shkoni te një klub futbolli, duhet të lini gjurmë dhe nëse nuk ndodh atëherë duhet të dorëzoheni. Mendoj se të dy lojtarët duhet ta bëjnë këtë…”. /Gazeta Express/