Luis Suarez: “Kundër Bayernit kemi shanse 50/50” - Gazeta Express
string(45) "luis-suarez-kunder-bayernit-kemi-shanse-50-50"

Luis Suarez: “Kundër Bayernit kemi shanse 50/50”

Gazeta Express

09/08/2020 8:26

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, mendon se me një ndeshje gjithçka mund të ndodhë në Ligën e Kampionëve.

Andaj, për këtë nuk do të ketë favorit në çerekfinale.

Lexo Edhe:

Barça, që e eliminoi Napolin, do të udhëtojë sot për Lisbonë ku do të përballet me Bayern Munich, që e eliminoi Chelsean.

“U arrit Objektivi? Është diçka që të gjithë e donim. Që dy javë jemi munduar të përgatitim sa më mirë këtë ndeshje, duke ditur edhe vështirësitë që do të kemi. Shembull në disa momente ata na bën të vështirë. Duhet t’i shfrytëzojmë tani këto ditë për të pushuar dhe të mendojmë për Bayernin”.

“Bayerni është ekipi më në formë? Me një ndeshje të vetme të gjithë kanë mundësitë e tyre. Është 50/50”, u shpreh Suarez.

“Bayerni është rival i madh, kandidatë (për Champions League), por luhet 11 kundër 11 dhe 90 minuta”. /Gazeta Express/