Luis Alberto operohet me urgjencë - Gazeta Express
string(33) "luis-alberto-operohet-me-urgjence"

Luis Alberto operohet me urgjencë

Futboll

Gazeta Express

19/01/2021 21:46

Luis Alberto iu nënshtrua me urgjencë operacionit pas problemeve që pati me apndesitin. “Magjistari” i Lazios u shtrua në klinikën Paideia, ku ndërhyrja rezultoi e suksesshme.

Ai do të qëndrojë i shtruar në spital në institucionin shëndetësor për dy ditë para se të kthehet në shtëpi dhe të vijojë fazën e shërimit.

Lexo Edhe:

Ai me siguri do të humbasë ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Parmës, të enjten në mbrëmje dhe ndeshjen e kampionatit kundër Sassuolos, të dielën.

Një ndalesë e papritur që thjesht nuk ishte e nevojshme për numrin 10 të Lazios. Kthimi i tij mund të planifikohet në fund të muajit. Riaftësimi në raste të tilla kërkon rreth dhjetë ditë kohë.