Lugina e Preshevës ka një kërkesë për krerët kosovarë - Gazeta Express
string(53) "lugina-e-presheves-ka-nje-kerkese-per-kreret-kosovare"

Gazeta Express

05/06/2020 9:18

Lugina e Preshevës ka një kërkesë për krerët kosovarë

Gazeta Express

05/06/2020 9:18

Kosova dhe Shqipëria duhet që sa më shumë të përkrahin shqiptarët e Luginës në të gjitha fushat.

Ragmi Mustafa kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, tha se presin se Republika e Kosovës të ketë vëmendjen ndaj shqiptarëve në luginë.

Lexo Edhe:

“Kosova dhe Shqipëria, duhet të jenë sa më afër me neve, duhet të ketë kemi një qasje sa më strategjike dhe të dihet efekti i saj, kur jemi edhe në proces të dialogut dhe cili do të jetë fundi i tij”, theksoi Mustafa  në RTK.

Sipas tij, Serbia ka tentuar për të bllokuar çdo herë Kosovën. Ai ka folur edhe për pakicat në Kosovë dhe ka thënë se Kosova ka ofruar standarde për minoritetet si asnjë vend tjetër në Evropë.