Luftojeni lëkurën e thatë gjatë dimrit


load
Gazeta Express
6 Nëntor 2019 14:11

Lëkura e fytyrës ka tendencë të thahet gjatë ditëve të ftohta, jo vetëm për shkak të ajrit të ftohtë por edhe për shkak të ndryshimeve që organizmi pëson, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Gjëja më e rëndësishme që duhet ta bëni është pikërisht përdorimi i ndonjë kremi hidratues, i cili përmban më shumë yndyrë se zakonisht. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme të minimizoni ekspozimin e lëkurës ndaj agjentëve, të cilët e zvogëlojnë sasinë e yndyrës natyrale që lëkura e përmban.

Një metodë tjetër, që këshillohet nga ekspertët e dermatologjisë është edhe përdorimi i ujit të ngrohtë. Sigurohuni që të përdorni ujin sa më të ngrohtë kur bëni dush dhe kur e pastroni fytyrën. /Express

Te fundit


Kthehu lart