Luftoi për ISIS-in, ngrihet aktakuzë ndaj kosovarit


load
Gazeta Express
7 Nëntor 2019 15:36

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë kundër të pandehurit A.M., për shkak të veprës penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri A.M., më 24.07.2015, me paramendim dhe me dashje, si dhe me përgatitje paraprake ka lëshuar territorin e Republikës së Kosovës përmes vendkalimit kufitar Hani i Elezit, ku ka shkuar në territorin e Republikës së Maqedonisë, dhe ka kontaktuar me përkrahës të organizatës terroriste ISIS, dhe më pastaj në kohë të pavërtetuar të muajit gusht 2015, me pasaportë të falsifikuar në emër të një personi nga Shkupi përmes Greqisë, ka udhëtuar me autobus për në Stamboll, nga aty ka shkuar në kufi të shtetit të Sirisë.

I pandehuri A.M., me të arritur në Siri i është bashkangjitur organizatës terroriste ISIS, ku pas trajnimeve taktike dhe luftarake ka marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë ku edhe më 26.07.2017, është arrestuar nga forcat kurde, ku ka qëndruar deri më 19.04.2019, me ç’rast edhe është riatdhesuar në Kosovë.

Me këto veprime i pandehuri A.M., ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 136 paragrafi 2 të KPRK-së.

Te fundit


Kthehu lart