Luftoi kundër ISIS si snajperist i shkëlqyer, këta janë dy shqiptarët në kërkim për vrasjen 30 vjeçarit me origjinë kurde - Gazeta Express
string(120) "luftoi-kunder-isis-si-snajperist-i-shkelqyer-keta-jane-dy-shqiptaret-ne-kerkim-per-vrasjen-30-vjecarit-me-origjine-kurde"

Gazeta Express

19/01/2020 11:07

Luftoi kundër ISIS si snajperist i shkëlqyer, këta janë dy shqiptarët në kërkim për vrasjen 30 vjeçarit me origjinë kurde

Gazeta Express

19/01/2020 11:07

Dy shqiptarë të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia britanike për vrasjen e një snajperisti kurd që luftoi kundër Shtetit Islamik.

Babai i dy fëmijëve, Hemwand Ali Hussain, 30 vjeç u qëllua për vdekje në një pronë në Hartlepool të Britanisë, më 15 shtator të vitit të kaluar.

Lexo Edhe:

Policia britanike ka publikuar fotot e dy shqiptarëve të tjerë të shpallur në kërkim për vrasjen, përkatësisht, Qazim Marku, 23 vjeç, dhe Eugert Merizaj, 28 vjeç,

Policia e Cleveland tha që viktima shërbeu në ushtrinë kurde dhe, sipas raportimeve, ai luftoi në Irakun e Veriut.

Viktima u tha se ishte një snajperist i aftë me forcat ushtarake të Guvernatorit Rajonal të Kurdëve dhe u bashkua me vijën e parë kundër Shtetit Islamik.

_110539157_compo
Qazim Marku dhe Eugert Merizaj

Katër burra do të dalin në gjyq në Gjykatën e Kurorës Teesside muajin tjetër të akuzuar për vrasjen e tij.

Ndërsa dy shqiptarët në kërkim, të lindur në Shqipëri, kanë vepruar në disa zona përfshirë Cleveland, Bolton, Sheffield dhe Londër.

Mediat britanike kanë dhënë edhe karakteristikat e tyre.

_110248101_capture
Viktima

Kryeinspektori i policisë Sarah Robinson tha: “Ne do t’i bëjmë apel kujtdo që mund të sigurojë informacione për të na ndihmuar të gjejmë këta burra të kërkuar për të kontaktuar me policinë, dhe nëse dikush i sheh këta burra, atyre u kërkohet të mos i afrohen atyre, por të na kontaktojnë më 999. ”