Luftëtari ukrainas shpallet fajtor për vrasjen e fotografit italian


Gazeta Express
12 Korrik 2019 22:18

Një gjykatë italiane ka dënuar një ukrainas me 24 vjet burg për shkak të rolit të tij në vrasjen e fotografit italian në vitin 2014, i cili po raportonte nga zona e luftës me forcave pro-ruse dhe trupave ukrainase.

Gazetari Andrea Rocchelli dhe kolegu i tij rus, Andrey Mironov u vranë pasi që u goditën nga mortaja në qytezën Slaviansk, në pjesën lindore të Ukrainës, e cila u gjuajt nga luftëtari Vitaliy Markiv.

Prokurori italian në qytetin Pavia, tha se një luftëtar vullnetar i Ukrainës, në atë kohë ishte pjesë e sulmit vdekjeprurës të dy gazetarëve.

Prokurori kishte kërkuar edhe 17 vjet dënim për gazetarin rus, por gjykata e injoroi kërkesën e tij.

Markiv, ka shtetësi utaliane, dhe u arrestua në vitin 2017, kur po e vizitonte nënën e tij në Itali, raporton Reuters, transmeton Gazeta Express.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart