Zbardhet për herë të parë arsyeja pse babai shqiptar vrau vajzën në Australi, debati i fortë në makinë natën e krimit - Gazeta Express
string(116) "zbardhet-per-here-te-pare-arsyeja-pse-babai-shqiptar-vrau-vajzen-ne-australi-debati-i-forte-ne-makine-naten-e-krimit"

Zbardhet për herë të parë arsyeja pse babai shqiptar vrau vajzën në Australi, debati i fortë në makinë natën e krimit

Gazeta Express

26/02/2020 9:48

Vrasja e Sabrina Lekës bëri bujë të madhe në media para disa muajsh dhe ngjarja tronditi Australinë dhe Shqipërinë, ndërsa deri më sot, detajet rreth motivit që e shtyu babain shqiptar t’i merrte jetën të bijës së tij në moshë fare të re, ishin ende të paqarta.

Daily Mail” ka zbardhur detaje nga gjyqi i mbajtur ditët e fundit, ku tregohet se çfarë ndodhi mes tyre natën e krimit, në makinën që babai ia kishte bërë dhuratë për ditëlindje vajzës.

Lexo Edhe:

Avokati i shqiptarit tha se ai nuk mund të shpjegonte në gjyq veprimet e tij.

22005974-7772037-Ms_Lekaj_was_remembered_as_a_good_friend_and_top_student-a-32_1582679425481

Lekaj, një anëtar i mirënjohur i komunitetit shqiptar të Adelaide, kishte marrë me vete një thikë 15 cm të gjatë dhe bashkë po shkonin të blinin ushqime, kur mes tyre nisi grindja në makinë.

Babë e bijë u zunë për stilin e jetesës që kishte nisur të bënte vajza dhe ai dyshonte se e reja kishte nisur përdorimin e drogës.

Pak para se ta qëllonte, Petrit Lekaj i është drejtuar vajzës me fjalët “po e çon jetën dëm“, por ajo i ishte përgjigjur se “nuk i interesonte“.

Lekaj nxori thikën që e kishte fshehur në pantallona dhe e goditi në stomak ndërsa ajo po shikonte nga dritarja e makinës.

22005956-8044861-The_20_year_old_was_found_dead_in_her_Mercedes_Benz_sedan_near_t-a-2_1582696254715

Ndërsa ajo nisi të bërtiste për ndihmë, babai e mbështeti në sedilje dhe e goditi me thikë edhe shtatë herë të tjera, u tha në gjykatë. Pas vrasjes, Lekaj u gjet pranë vajzës së tij me plagë të rëndë në stomak dhe u kurua në Spitalin Royal Adelaide.

PANORAMA