Trupi i pajetë i gjetur në bagazhin e një makine pranë zonës së Breshas në Itali është identifikuar dhe sipas policisë italiane bëhet fjalë për një 40-vjeçar nga Kosova, raporton Gazeta Express.
Trupi është gjetur i djegur dhe policia dyshon se 40-vjeçari mund të jetë vrarë diku tjetër dhe të jetë çuar në zonën ku automjeti u dogj.
Autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes do të kryhet pasditen e së martës, njofton shtypi italian.
Tutje, sipas mediumit “Ansa”, dyshohet se vrasja ka ardhur edhe si pasojë e “luftës për drogë” mes bandave me origjinë nga Kosova
Automjeti i përkiste një të huaji 34-vjeçar, sipas policisë. Ai kishte deklaruar se Range Rover ishte vjedhur, por ai kishte vendosur të mos raportonte vjedhjen.
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Berlin – Prishtinë, si...