“Lufta do zgjasë”,Putin: Kemi armët më të avancuara bërthamore - Gazeta Express
string(58) "lufta-do-zgjaseputin-kemi-armet-me-te-avancuara-berthamore"

Lajme

Gazeta Express

08/12/2022 7:19

“Lufta do zgjasë”,Putin: Kemi armët më të avancuara bërthamore

Lajme

Gazeta Express

08/12/2022 7:19

Rusia po kërkon të “ngrijë” përkohësisht konfliktin në Ukrainë, në mënyrë që të “rigrupohet dhe më pas të nisë një ofensivë më të madhe”, tha të mërkurën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Shefi i NATO-s tha se qëllimi i Rusisë është që “të përpiqet të ketë një lloj pushimi të shkurtër në mënyrë që të rimarrë trupat e saj.

Lexo Edhe:

Nga ana tjetër në një takim me zyrtarë të lartë rus, presidenti Vladimir Putin la të kuptohet për një “konflikt të gjatë” në Ukrainë.

Putin pranoi se trupat ruse po dezertonin në masë nga fusha e betejës dhe pretendoi se ushtria ruse nuk do të kishte nevojë të të mobilizojë më shumë trupa, një proces që ka shkaktuar trazira të konsiderueshme në Rusi.

Por ai paralajmëroi se gjithsesi kërcënimi i luftës bërthamore ishte “në rritje” .

“Ne nuk jemi çmendur, ne e kuptojmë se çfarë janë armët bërthamore. Ne i kemi këto mjete në formë më të avancuar dhe moderne se çdo vend tjetër bërthamor, ky është një fakt i qartë. Por ne nuk duam ti përdorim ato.”, tha ai.

Ndërkohë tema e bisedimeve të paqes është shfaqur edhe një herë ditët e fundit, me SHBA-në që ofron negociata me Rusinë nëse kjo e fundit është serioze për përfundimin e luftës.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka thënë se vendi i tij ka dy kushte për përfundimin e luftës: Rusia të braktisë planet e saj të pushtimit dhe të tërheqë trupat nga toka ukrainase.