Ludogorets interesohet për Vojvodën


Gazeta Express
15 Maj 2019 17:22

Futbollisti kosovar është bërë objektiv i klubit bullgar, i cili është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë. Vojvoda ka edhe oferta tjera dhe gjatë verës mund të largohet nga Royal Excel Mouscron

Mërgim Vojvoda mund të largohet nga Royal Excel Mouscron gjatë kësaj vere, shkruan Gazeta Express.

Për futbollistin kosovar interesim ka shprehur Ludogoretsi.

Sipas mediave belge, klubi bullgar do ta bëjë të pamundurën për ta sjell në skuadër përfaqësuesin kosovar.

Mirëpo, për ta realizuar këtë transferim, Ludogoretsi duhet ta mposhtë konkurrencën e fortë të tri skuadrave, përfshirë këtu atë të Standard Lieget.

Drejtuesit e klubit bullgar e kanë parë Vojvodën për herë të parë gjatë ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë, e cila ishte zhvilluar në muajin mars.

Vojvoda i ka zhvilluar 11 ndeshje me Përfaqësuesen e Kosovës, ku deri tash ishte titullar.

E lojtar i rëndësishëm është edhe tek ekipi i tij, Mouscron.

Vlera e tij është afro 1 milion euro. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart