Luajti mirë për Kosovën, Donat Rrudhani befasohet nga fshati i tij - Gazeta Express
string(65) "luajti-mire-per-kosoven-donat-rrudhani-befasohet-nga-fshati-i-tij"

Luajti mirë për Kosovën, Donat Rrudhani befasohet nga fshati i tij

Sport

Gazeta Express

01/07/2022 19:25

Bashkëfshatarët e Donat Rrudhanit janë përkujdesur për t’i bërë një befasi të këndshme lojtarit.

Në fshatin Roganë të Kamenicës, afër shtëpisë së familjes Rrudhani, është vendosur një pankartë e Donatit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në pankartë shkruhet: “Faleminderit që po na bën krenar”.

Kujtojmë se 23-vjeçari debutoi zyrtarish me Kombëtaren A të Kosovës në qershor të këtij viti, në kuadër të ndeshjeve në Ligën e Kombeve.

Rrudhani zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer në fitoren e “Dardanëve” 3:2 ndaj Irlandës së Veriut, teksa është aktivizuar edhe në humbjen 2:0 nga Greqia.

Donat Rrudhani është pjesë e klubit të njohur zviceran, Young Boys. /Gazeta Express/