LSDM: OBRM-PDUKM dhe Mickoski edhe në regjistrimin e popullsisë janë në anën e kundërt të interesave shtetërore dhe kombëtare - Gazeta Express
string(124) "lsdm-obrm-pdukm-dhe-mickoski-edhe-ne-regjistrimin-e-popullsise-jane-ne-anen-e-kundert-te-interesave-shteterore-dhe-kombetare"

LSDM: OBRM-PDUKM dhe Mickoski edhe në regjistrimin e popullsisë janë në anën e kundërt të interesave shtetërore dhe kombëtare

Ballina

Gazeta Express

16/01/2021 11:21

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “OBRM-PDUKM si gjithmonë kur merren vendime të rëndësishme ligjore për shtetin dhe qytetarët po vepron në mënyrë destruktive, të papërgjegjshme dhe kundër shtetit”.

“Tani kur para deputetëve në Kuvend është Ligji për regjistrimin e popullsisë, OBRM-PDUKM-ja opozitare e udhëhequr nga humbësi Mickoski është në anën e kundërt të interesave shtetërore dhe kombëtare”, thonë nga LSDM.

Lexo Edhe:

Sipas tyre, Ligji për regjistrimin e popullsisë mundëson që këtë pranverë pas gati 19 viteve, në shtet të zbatohet regjistrimi sipas rregullave dhe standardeve ndërkombëtare dhe Eurostat.

“Regjistrimi i fundit në vitin 2011 nuk ishte i suksesshëm për shkak të paaftësisë së OBRM-PDUKM-së dhe tani partia opozitare sërish e politizon këtë operacion të rëndësishëm statistikor”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se është e paqartë pse Mickoski dhe partia e tij kundërshtojnë këtë ligj që mundëson Maqedonia e Veriut të ketë të dhëna të sakta statistikore, të rëndësishme për politikat dhe strategjitë afatmesme dhe afatgjata.

“OBRM-PDUKM dhe Mickoski nuk do të ndalojnë mbajtjen e regjistrimit të popullsisë sipas standardeve dhe praktikave ndërkombëtare. Sigurimi i të dhënave, të cilat janë të nevojshme për zhvillimin ekonomik janë në interes të shtetit dhe qytetarëve”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.