Mickoski me vetëdije i shkel ndalesat, e keqpërdor policinë dhe punon në dëm të qytetarëve.
Sjellja skandaloze dhe e papërgjegjshme e Hristijan Mickoskit e pasqyron matricën e VMRO-DPMNE-së, ku asgjë nuk ka ndryshuar dhe ideologjia e vetme është të punohet për interes personal dhe të dëmtohen qytetarët.
Hristijan Mickoski, jo vetëm që është fshehur nga inspektorët në kafenetë e Shkupit, por edhe ka kërkuar struktura të ministrit teknik në MPB, Naqe Çulev t’i ndihmojnë për ta fshehur veprën.
Pas kërkesës së Mickoskit dhe urdhërit të Çulev, policët kanë ardhur deri në restoran në përpjekje për ta shpëtuar Mickoskin nga përgjegjësia.
Së bashku me pronarin kanë gënjyer se kamera e sigurisë në të cilën është regjistruar prania e Mickosit është vjedhur, por gjatë bastisjes incizimi është gjetur.
Hristijan Mickoski gënjen kur thotë se nuk i ka ditur protokollet dhe për atë e ka shkelur ndalesën.
Mickoski në vend se të aktrojë si i pafajshëm, duhet t’i përgjigjet opinionit nëse në tavolinë të njëjtë me të ka qenë edhe Alen Zekirov, i njohur si ish anëtar i sigurimit të Sasho Mijallkov.
A është ulur bashkë me të edhe ish drejtori i Drejtorisë për Siguri publike dhe kundërzbulim?
Çka kanë biseduar dhe prej kujt janë fshehur në mes të Shkupit?
Në vend se të gjithë të punojmë për të ardhme më të mirë , vendi ynë ka lider të opozitës, për të cilin kafenetë janë më të rëndësishme se shëndeti i qytetarëve, i cili kërkon që institucionet të punojnë për interesin e tij personal dhe partiak.
Për sjelljen e tillë të Mickoskit, përgjegjësi duhet të ketë, ndërsa qytetarët do t’i vlerësojnë dhe gjykojnë veprimet e tij të turpshme në kohën kur të gjitha kapacitetet janë drejtuar në luftë kundër koronavirusit.