LSDM: Maqedonia e Veriut po bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s - Gazeta Express
string(58) "lsdm-maqedonia-e-veriut-po-behet-anetarja-e-30-te-e-nato-s"

LSDM: Maqedonia e Veriut po bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s

Gazeta Express

05/12/2019 12:29

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ka treguar se shteti është në rrugë të drejtë për t’u bërë anëtari i 30-të i NATO-s, në komunikatë thuhet:

“Republika e Maqedonisë së Veriut bëhet anëtarja e 30-të e Aleancës, konfirmim për këtë është edhe Samiti i NATO-s në Londër ku shteti ynë mori mbështetje të fortë nga të gjitha vendet-anëtare të NATO-s”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Lexo Edhe:

“Realizohet njëra ndër qëllimet më të rëndësishme strategjike të vendit tonë dhe përpjekjet e brezave të kaluar dhe të ardhshëm, përmbushet synimi disadekadësh që atdheu ynë të bëhet anëtarja e NATO-s.

Të barabartë me forcat më të fuqishme, krah për krah me forcat  botërore, të barabartë me ekonomitë më të fuqishme  në botë.

Si pjesë e mburojës së sigurisë të aleatit më të fuqishëm ushtarak në botë, Maqedonia e Veriut bëhet faktor për stabilitet në rajon dhe shtet ku qytetarët kanë një të ardhme të sigurt”, potencojnë nga LSDM-ja qeveritare.

“Përfitimet e Republikës së Maqedonisë së Veriut me anëtarësimin në NATO janë të mëdha. NATO do të thotë stabilitet, siguri, por edhe hapjen dhe zgjerimin e mundësive për rritje ekonomike, inkurajim të investuesve për investime të reja, qasje deri te tregjet dhe hapjen e vendeve të punës të paguara më mirë.

Jemi në rrugë të drejtë, nga një vend i izoluar i grindur me fqinjët, u bëmë shembull i ndritshëm në rajon dhe partner i botës demokratike”, përfundon komunikata e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë.