LSDM: I rremë është koncepti i ri i VMRO-DPMNE-së dhe për këtë shkak do i pret disfatë e re nga qytetarë - Gazeta Express
string(103) "lsdm-i-rreme-eshte-koncepti-i-ri-i-vmro-dpmne-se-dhe-per-kete-shkak-do-i-pret-disfate-e-re-nga-qytetare"

Ballina

Gazeta Express

25/06/2021 11:36

LSDM: I rremë është koncepti i ri i VMRO-DPMNE-së dhe për këtë shkak do i pret disfatë e re nga qytetarë

Ballina

Gazeta Express

25/06/2021 11:36

Nëpërmjet një njoftimi të VMRO-DPMNE-së thuhet se koncepti i ri i partisë opozitare maqedonase është i rremë.

“VMRO-DPMNE nuk mund të përmirësohet vet, lëre të ofrojë koncept të ri për të gjithë duke marrë parasysh se nuk ka për qëllim të pastrohet nga e kaluara e errët. Për të ofruar ndonjë ndryshim të tillë, Mickoski duhet ta ndryshojë veten, dhe kjo do të thotë të bëj tërheqje me Gruevskin”, thonë nga LSDM.

Lexo Edhe:

Sipas tyre, Mickoski është dëshmuar si mbrojtës i krimit dhe burim i lajmeve të rreme.

“Koncepti i ashtuquajtur i ri, Mickoski mund ta ofrojë nga pllata e bardhë, që është luksoze dhe selia më e shtrenjtë në Evropë. Nëse ndalon që të mbrojë persona të dënuar për terrorizëm, nëse fillohet me sinqeritet dhe me vepra t’i respektojë bashkësitë etnike dhe të jetë në anën e qytetarëve në vend se të jetë në anën e kriminelëve”, thonë nga LSDM.

Mickoski, sipas tyre, duhet të kërkojë falje për regjimin për 11 vjet e vjedhi shteti dhe duhet të theksojë se është për BE dhe NATO dhe nuk punon për agjenda antiperëndimore.

“Pa këto, VMRO-DPMNE e udhëhequr nga Mickoski mund të të presë vetëm humbje në zgjedhjet e ardhshme”, thonë nga LSDM.