Pushteti lavdërohet për përmirsimin e situatës sa i përket luftës kundër krimit dhe korrupsionit, ndërsa opozita konsideron se korrupsioni në vend po lulzon në të gjitha anët.
Mile Taleski, deputet i LSDM-së thotë se falë angazhimit dhe përkushtimit të fuqishëm të Qeevrisë së udhëhequr nga LSDM për luftën kundër krimit, korrupsionit dhe mbizotërimit të së drejtës, Raporti i fundit i Trupit të Këshillit të Evropës i cili merret me monitoriminn e standardeve të antikorrupsionit-GREKO, vlerëson se ka përparim të vendit tonë në këtë drejtim.
Mile Taleski, deputet i LSDM-së
“Ky është motiv shtesë për Qeverinë, për institucionet që të vazhdojnë luftën e fuqishme kundër krimit dhe korrupsionit. Që nga ditët e para të mandatit përmes shëmbjes së ndërtimit të paligjshëm tek ‘Mavrovësja’, përmes aksioneve shumë efikase dhe jo selektive të MPB-së, Qeveria e udhëhequr nga LSDM tregoi se po vjen koha e rendit, drejtësisë dhe disciplinës në të gjitha nivelet”.
Ndërkaq, VMRO opozitare akuzon se emri i dytë i LSDM-së është korrupsion. Ata thonë se në të gjitha aferat për korrupsion, ka të përfshirë funksionarë të LSDM-së.
VMRO- DPMNE
“Në të gjitha aferat kriminele janë të përfshirë funksionarë të LSDM-së. Kjo Qeveri në vend që t’i dënojë funksionarët e saj për përfshirje në krim dhe korrupsion, ajo i shpërblen. Nuk ka zgjidhje ligjore në asnjë aferë kriminele siç është ‘Zhvatja’, ‘Daka’, ‘Shkallët spanjolle’, ‘Leonardo’, dhe shumë të tjera”.
Përndryshe, në Raportin e fundit të Grekos, është konstatuar se Maqedonia e Veriut, ka bërë përparim në luftën kundër korrupsionit dhe është vlerësuar me notë të “kënaqshme”./shenja