LSDM: Dënojmë dhunën e shkaktuar nga VMRO-DPMNE dhe “E Majta”, kërkojmë përgjegjësi - Gazeta Express
string(79) "lsdm-denojme-dhunen-e-shkaktuar-nga-vmro-dpmne-dhe-e-majta-kerkojme-pergjegjesi"

Ballina

Gazeta Express

06/07/2022 11:52

LSDM: Dënojmë dhunën e shkaktuar nga VMRO-DPMNE dhe “E Majta”, kërkojmë përgjegjësi

Ballina

Gazeta Express

06/07/2022 11:52

LSDM sot përmes një kumtese ka dënuar ashpër dhunën e mbrëmshme në protestën e organizuar nga VMRO-DPMNE dhe partneri i tyre “E Majta” proruse.

“Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme në dhunën e mbrëmshme janë lënduar 47 policë, si dhe janë shkaktuar dëme në objekte. të Kuvendit Popullor, të Kuvendit dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, thonë nga LSDM.

Lexo Edhe:

Nga atje theksojnë se mbrëmë opinioni ka qenë dëshmitar se si banditët me kapela sulmuan policët, hodhën molotov, gjuajtën me gurë pjesëtarët e policisë dhe tentuan të hyjnë me forcë në Kuvend.

“Skena të ngjashme kanë ndodhur edhe të enjten e përgjakshme më 27 prill 2017 dhe të gjithë e dinë se çfarë do të thotë. Pas trazirave të mbrëmshme duhet të mbajnë përgjegjësi autorët dhe organizatorët dhe nxitësit e dhunës.

Protesta është një e drejtë e garantuar me kushtetutë. por dhuna është krim dhe përgjegjësinë për këtë duhet ta mbajnë të gjithë të involvuarit, LSDM-ja, institucionet bashkë me qytetarët nuk do të lejojnë sjelljet dhe skenarët e dhunshëm të VMRO-DPMNE-së dhe “E Majta” të kërcënojnë stabilitetin e shtetit”, thonë nga LSDM.