Low: Gjermania s’është favorite për Euro 2020, janë 6 ekipe më të mira se ne


Gazeta Express
19 Nëntor 2019 17:16

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, beson se ekipi i tij kombëtar nuk është në mesin e favoritëve për ta fituar Kampionatin Evropian verën e ardhshme.

Low ka bërë ndryshime të mëdha në ekipin kombëtar gjerman që prej triumfit në Kupën e Botës 2014 në Brazil, duke i sjellë në ekip shumë talente të rinj, transmeton Gazeta Express.

Prandaj, ai beson se Kombëtare si Anglia, Franca, Spanja e Italia janë favorite para Gjermanisë.

“Ekipet si Anglia, Franca, Spanja, Italia, Belgjika dhe Holanda janë para nesh. Ato janë përmirësuar në përgjithësi. Unë nuk e shoh Gjermaninë si favorite për Euro”, tha Low.

Gjermania e ka siguruar tashmë pjesëmarrjen në turneun e verës së ardhshme dhe ka mundësi ta mbyllë fushatën kualifikuese në vendin e parë nëse e mposht sonte Irlandën Veriore.

“Dua t’i uroj lojtarët e mi. Ne patëm një ndryshim dhe pastaj një seri ndryshimesh brenda një ndryshimi, sepse na u lënduan 10 lojtarë. Përkundër gjithë kësaj, ne u kualifikuam me lehtësi”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart