Lot dhe dhimbje, Turqia nis varrosjen e viktimave të tërmetit - Gazeta Express
string(60) "lot-dhe-dhimbje-turqia-nis-varrosjen-e-viktimave-te-termetit"

Lot dhe dhimbje, Turqia nis varrosjen e viktimave të tërmetit

Gazeta Express

25/01/2020 18:58

Nis varrosja e viktimave të tërmetit tragjik që prekur Turqinë. Mediat raportojnë se një grua dhe djali i saj, të cilët u nxorën nga rrënojat e “Dilek Apartament”, në lagjen Sürsürü u përcollën mes lotëve në banesën e fundit.

Funerali i nënës dhe djalit të saj u mbajt në Xhaminë Mevlana pak minuta më parë, njoftojnë mediat turke.

Lexo Edhe:

Tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës rihter, e pati epiqendrën në qytetin Sivrice në provincën Elazig. Ai bëri që ndërtesat të shemben dhe njerëzit të dalin në rrugë.

Dridhjet e tokës u ndjenë edhe në Siri, Liban dhe Iran. Tërmetet janë të zakonshme në Turqi. Rreth 17000 njerëz kanë humbur jetën nga një tërmet masiv në qytetin Izmit, më 1999.