Lorik Cana viziton KOK-un, shpreh gatishmërinë për të mbështetur zhvillimin e sportit në Kosovë - Gazeta Express
string(94) "lorik-cana-viziton-kok-un-shpreh-gatishmerine-per-te-mbeshtetur-zhvillimin-e-sportit-ne-kosove"

Lorik Cana viziton KOK-un, shpreh gatishmërinë për të mbështetur zhvillimin e sportit në Kosovë

Sport

Gazeta Express

24/03/2023 20:27

Lorik Cana ka vizituar sot Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK). Ai ishte i shoqëruar nga Jerian Lalaj, nga fondacioni “Lorik Cana 5”.

Legjenda shqiptare e futbollit dhe Lalaj u priten nga drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, përcjell Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Të dyja palët bashkëbiseduan për mundësitë e bashkëpunimit në projekte të ndryshme, me theks të veçantë aktivitetet sportive parashkollore në Kosovë.

Cana është edhe ambasador i “Grassroots” në Shqipëri.

Presidenti Krasniqi falënderoi Canën për vizitën dhe bashkëpunimin që ka me sportin në Kosovë dhe Shqipëri.

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare përgëzoi presidentin Krasniqi për zyret e reja, derisa shprehu gatishmërinë për të mbështetur zhvillimin e mëtutjeshëm të sportit në vendin tonë. /Gazeta Express/