Loriana Kuka e fiton medaljen e bronztë në Portugali
Sport
Gazeta Express
29/01/2023 19:24
Loriana
Kuka e ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix “Almada 2023” të Portugalisë.
Xhudistja
kosovare medaljen e fitoi në kategorinë deri në 78 kilogramë, shkruan Gazeta
Express.
Në luftën
për medaljen e bronztë, Kuka triumfoi ndaj jugkoreanes, Jeongyn Lee.
Paraprakisht,
xhudistja nga Peja mposhti Zanet Michalidoun e Qipros, dhe Vanessa Chalan e
Ekuadorit, teksa u mposht në çerekfinale nga ukrainasja, Yelyzaveta Lytvynenko
Në
repesazh, Loriana Kuka e mposhti sllovenen, Patricija Brolih.
Për
25-vjeçaren është medalja e parë që nga 4 nëntori i vitit të kaluar, kur e
fitoi të gjithashtu bronztën në Grand Slam në Baku. /Gazeta Express/