string(58) "loredana-gati-te-kthehet-me-nje-kenge-shqip-kete-te-premte"

Muzike

Gazeta Express

16/07/2024 22:46

Loredana, gati të kthehet me një këngë shqip këtë të premte

Muzike

Gazeta Express

16/07/2024 22:46

Rap-artistja e njohur nga Ferizaj, Loredana Zefi, po rikthehet pas shumë kohësh me këngë shqip.

Bukuroshja, e rritur në Zvicër, lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjete sociale.

Ajo ka ndarë një video, përmes së cilës ka prezantuar projektin e ri, i cili besohet se do të lansohet së shpejti.

“Hajde zemër, loja 19/7”, ka shkruar ajo.

Reagimet në sesionin e komenteve qenë të shumta, fansat e së cilës mezi po presin për këtë prurje. Këngëtarja ka qenë më e distancuar viteve të fundit për shkak të fokusit në jetë private.

Biondja prej muajsh po shijon një romancë me yllin e Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi. /Telegrafi/