Rep-artistja e njohur, Loredana Zefi po
shijon lidhjen me futbollistin Karim Adeyemi.
Dyshja pak ditë pasi u përfolën për një lidhje
të mundshme mes tyre, e konfirmuan përmes disa fotografive në Instagram.
“Faleminderit Zotit”, kanë shkruar dyshja
krahas fotografive.
Loredana ishte e martuar me reperin kosovar
Mozzik, dhe me të ka një vajzë 4-vjeçare, që quhet hana. Në verën e vitit 2022
ata e konfirmuan për herë të dytë ndarjen.
Ndryshe, i dashuri i Loredanës, Karim Adeyemi vitin e kaluar u transferua te Dortmundi nga RB Salzburgu. Ai është reprezentuesi i Gjermanisë.