Lopa që quhet ‘Kim Kowdashian’ - Gazeta Express
string(28) "lopa-qe-quhet-kim-kowdashian"

Fun

Gazeta Express

11/05/2021 8:34

Lopa që quhet ‘Kim Kowdashian’

Fun

Gazeta Express

11/05/2021 8:34

Kjo lopë që shihni në fotografi, quhet Kim ‘Kowdashian’.

Për Ditën e Nënës në Indi, filiali indian i PETA vendosi t’ia lë lopës këtë emër si falënderim për nënën e katër fëmijëve, Kim Kardashian, për shfaqjen e dhembshurisë ndaj nënave të të gjitha llojeve duke promovuar një dietë vegane për familjen dhe 200 ndjekësit e saj, transmeton Klan Kosova.

Lexo Edhe:

Një vend i shenjtë i mbështetur nga PETA fitoi kujdestarinë e kafshës – për të cilën ata thonë se me sa duket ishte shfrytëzuar për qumështore – pasi ish-pronari i saj u kap duke abuzuar me të në rrugë.

US media personality Kim Kardashian West arrives to attend the amfAR Gala New York

Tani, lopa Kim me sa duket kënaqet me ushqimet në bar të gjelbër, ëmbëlsira me arra, dhe madje shëtitet ndonjëherë me karrocë.

Ajo gjithashtu është treguar popullore që kur arriti në shtëpinë e saj të re, pasi ajo tashmë ka bërë miq me një dem të quajtur Sonya dhe një lopë tjetër me emrin Meena.

“Ndërsa Kim, lopa e shpëtuar preferon ditë të qeta në hije dhe larg vëmendjes, në të gjitha mënyrat që llogariten, ajo është si Kim njerëzore – ajo është e përkushtuar ndaj familjes së saj dhe i pëlqen të kalojë kohë me miqtë”, thotë Drejtori i PETA India Sachin Bangera.

PETA thotë se lopët në industrinë e qumështit mbarsen artificialisht përmes një procesi shkelës, të dhimbshëm dhe ndahen nga foshnjat e tyre të porsalindura, transmeton Klan Kosova.