Londra rrit alarmin e rrezikshmërisë për anijet britanike në zonën e Gjirit


Gazeta Express
12 Korrik 2019 23:19

Qeveria britanike ka rritur nivelin e kërcënimit për anijet britanike që udhëtojnë në zonën e Gjirit për shkak të frikës së ekspozimit të tyre ndaj sulmeve nga Irani.

Qeveria ka rritur nivelin e kërcënimit në atë më kritik, duke paralajmëruar rreth 30 anijet tregtare britanike të cilat kalojnë në zonën e Gjirit çdo ditë që të qëndrojnë larg ujërave iraniane.

Të mërkurën, një anije luftarake britanike parandaloi tre anije të marinës iraniane në përpjekjen e tyre për të penguar rrugën e një naftëmbajtëseje britanike që dilte nga Gjiri.

Qeveria britanike e akuzoi Iranin për shkeljen e ligjit ndërkombëtar pasi naftëmbajtësja nuk ishte në ujërat iraniane.

Anija luftarake britanike HMS Montrose dhe tre anije më të vogla operojnë në zonën e Gjirit, por nuk kanë kapacitet për të përcjellë të gjitha anijet tregtare në Ngushticën e Hormuzit.

Zyrtarët e mbrojtjes po shqyrtojnë mundësinë nëse do të stacionojnë më shumë anije luftarake për të siguruar anijet britanike.

Te fundit


Kthehu lart