Lola dhe Dauti me urime të veçanta për djalin tyre


load
Gazeta Express
22 Tetor 2019 15:41

Lola dhe Daut Haradinaj kanë uruar djalin e tyre për 9-vjetorin e ditëlindjes.

Davidi, djali i ish-deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj dhe Lola Haradinajt sot feston ditëlindjen e nëntë.

Në këtë ditë të shënuar për familjen Haradinaj, nuk munguan as fjalët e bukura për t’ia bërë edhe më të veçantë datëlindjen.

Fillimisht e ëma e tij ndau disa kujtime të bukura me të dhe i shoqëroi me një urim të veçantë.

Lola shfaqet shumë poetike në urimin e saj, ku shkruan: “Unë e kam një djalë, i cili është zemra ime. Një njeri i mrekullueshëm, i guximshëm, i dashur dhe i fortë dhe i mirë. David, urime ditëlindja e 9 bekimi im më i madh. Ti je i dashur për atë se çfarë je, për llojin e njeriut që do të bëhesh dhe një bir i mirë që gjithmojnë do të jesh”.

Një urim të bukur i dedikoi edhe i ati, Dauti.

Sot Davidi junior i mbushi 9 vite. Urime dhe shëndet për ty dhe gjithë fëmijët e Kosovës.”, shkroi ai krahas fotografisë.

Davidi është fëmija i madh i çiftit të njohur.  Çifti kanë edhe një vajzë, Trojën.

Te fundit


Kthehu lart