Lojtari i ri i Man Unitedit tregon pse i zgjodhi “Djajtë e kuq”


Gazeta Express
13 Qershor 2019 9:17

Daniel James është i emocionuar nga planet për transferime dhe ambiciet për të ardhmen të Manchester Unitedit, pasi e kompletoi transferimin e tij në Old Trafford nga Swansea City për 15 milionë funte.

Sulmuesi anësor uellsian u bë lojtari i parë i transferuar nga Manchester Unitedi gjatë këtij afati kalimtar të verës, transmeton Gazeta Express.

Ai i është bashkuar skuadrës së trajnerit Ole Gunnar Solskjaerit nga Swansea dhe pasi që është ende i ri, 21-vjeçar, shihet si një lojtar shumë i mirë edhe për të tashmen, por edhe për të ardhmen.

James, i cili ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin anglez, pret që edhe tjera transferime të ngjashme të bëhen nga “Djajtë e kuq” para se të mbyllet afati kalimtar i verës.

Manchester Unitedi dëshiron ta rindërtojë një skuadër të kombinuar me përvojë dhe rini. Klubi synon revolucion për ta kthyer klubin në majat e futbollit botëror përmes principeve që klubi i kishte ndjekur në të kaluarën.

“Po, kam folur me të [Solskjaerin]. Mendoj se ambicia që ata e kanë për klubin është e mrekullueshme për vitet e ardhshme – të sjellin lojtarë që janë të uritur dhe të gatshëm të punojnë shumë”, ka thënë James.

“Unë besoj se unë janë njëri ndër këta lojtarë. Unë jam i gatshëm të punojë jashtëzakonisht shumë. Është një sfidë të cilën mezi po e pres”.

James ka ardhur në “Teatrin e Ëndrrave” me vetëm një sezon të plotë si futbollist profesionist në karrierën e tij. Ai i shënoi pesë gola, i bëri dhjetë asiste dhe debutoi për Kombëtaren e Uellsit.

“Sezonin e kaluar nuk mendova se do të luaja aq shumë minuta si titullar. E mbaj mend kur shkova në zyrë në fillim të këtij viti dhe doja t’u thosha se dua të shkoj diku si huazim, por kura hyra aty më thanë se do të isha pjesë e skuadrës”.

“Natyrisht, në zyrë ti mendon: “A është kjo e vërtetë?”, dhe t’i marrësh me të vërtetë ato mundësi pastaj është e mrekullueshme”.

“Kanë qenë gjashtë muaj të mrekullueshëm për mua. Të luash në aq shumë ndeshje për Swansean dhe të debutosh për Kombëtaren e Uellsit gjithashtu… ka qenë e mrekullueshme”.

James tani e ka mundësinë për ta ngritur nivelin e tij edhe më lart dhe ai beson se mund të ketë ndikim pozitiv në Manchester United.

Kur u pyet se cili është stili i tij i lojës, James, i cili krahasohet me legjendën e “Djajve të kuq” Ryan Giggs, tha: “Do të thosha se jam lojtar i drejtpërdrejtë. Nuk më pëlqen vetëm ta kem topin në këmbë dhe të dribloj. Jam mjaft i shpejtë”. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart