Lojtari i Prishtinës: Le të garojmë në Shqipëri - Gazeta Express
string(46) "lojtari-i-prishtines-le-te-garojme-ne-shqiperi"

Lojtari i Prishtinës: Le të garojmë në Shqipëri

Gazeta Express

09/07/2020 11:34

Lojtari i Prishtinës, Labinot Ibrahimi, e ka përkrahur idenë e tërheqjes nga garat të klubit kryeqytetas duke thënë se do të ishte bukur që Prishtina të garonte në Shqipëri dhe ta përfaqësonte Kosovën atje.

Prishtina u mund 2:1 nga Gjilani në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, në një ndeshje të tensionuar, një pjesë lojë të së cilës e zhvilloi me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit kontrovers të portierit Visar Bekaj, direkt me karton të kuq, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pas ndeshjes pati tensione në fushë, me trajnerin Dallku dhe stafin e tij që shkuan për t’u kërkuar sqarime gjyqtarëve të ndeshjes, ndërsa policia ndërhyri me sprej.

Kryeqytetasit kanë paralajmëruar se do të tërhiqen nga garat shkaku i këtyre incidenteve. Këtë ide e ka përkrahur Ibrahimi.

 “Nuk mund të flas nëse Prishtina do të largohet apo jo. Por rikthimi në Shqipëri dhe të përfaqësojmë aty Prishtinën, do të ishte një ide shumë e bukur për futbollin shqiptar”, tha Ibrahimi për Sport Ekspres.

“Gjendja ime shëndetësore është tani e mirë, stabël, por në ato momente isha në gjendje shumë të keqe. Nuk mund të shikoja dhe t’i hapja sytë nga sprajti që përdori Policia e Kosovës, që u sollë në mënyrën më të keqe. Në vend që të na mbrojnë, ata na sulmojnë ne. Në fund e ndeshjes, kur mbaroj gjithçka, ne lojtarët me stafin teknik shkuam për t’i kërkuar llogari arbitrit kryesor Kreshnik Vula se përse e bëri gjithë këtë pisllëk, vetëm e vetëm që të largohet Prishtina nga gara”. /Gazeta Express/