Lojtari i Manchester United e refuzon huazimin në Newcastle - Gazeta Express
string(59) "lojtari-i-manchester-united-e-refuzon-huazimin-ne-newcastle"

Lojtari i Manchester United e refuzon huazimin në Newcastle

Futboll

Gazeta Express

16/01/2022 23:19

Sipas Telegraph, lojtari holandez Van de Beek e ka refuzuar huazimin në Newcastle

Mesfushori i Djajve të Kuq thuhet se ka refuzuar që t’i bashkohet në huazim Magpies.

Lexo Edhe:

Donny van de Beek ka refuzuar ofertën që të huazohet nga skuadra e Premier Ligës për pjesën tjetër të sezonit.

Telegraph ka raportuar se në momentet e fundit mesfushori i Manchester United ka vendosur që mos t’i bashkohet skuadrës për shkak edhe të pozitës  që ka skuadra e Newcastle në në Premier Ligë.

Kujtojmë se Newcastle është në vendin e 19 në renditje në Premier Ligë, vend ky që këtë skuadër e largon nga Premier Liga. /GazetaExpress/