Lojtari brazilian nokautohet në stilin karate dhe dërgohet shpejt në spital


Gazeta Express
10 Tetor 2019 12:13

Lojtari i futsallit në Brazil, Fernandinho, u dërgua shpejt në spital pasi u godit në mënyrë tejet të rrezikshme, në stil karate, në kokë.

Ylli i Corinthiansit ishte duke luajtur në ndeshjen kundër Intelli de San Carlos, në kuadër të Ligës Kombëtare të Futsallit, kur bashkëkombësi i tij, Daniel Batalha,  e bëri goditjen e tmerrshme për të cilën u ndëshkua me të kuq, transmeton Gazeta Express.

Batalha e ngriti këmbën e tij dhe pati kontakt me fytyrën e Fernandinhos, duke e nokautuar atë, pasi koka e tij u përplas fort në dysheme pas goditjes.

Ai shpejt mori ndihmë nga stafi mjekësor dhe u dërgua në spital për trajtim të mëtutjeshëm.

Siç mund të shihet në videon e mëposhtme, zyrtarët dhe bashkëlojtarët e tij mbetën të tmerruar nga kjo ngjarje.

Përkundër këtij incidenti, Corinthians arriti ta sigurojë një vend në çerekfinale, duke e mposhtur rivalin me rezultat 4:2 në kohën e rregullt. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart