Lojtarët kryesorë të Realit s’e duan Mourinhon


load
Gazeta Express
22 Tetor 2019 15:13

Trajneri portugez flitet se mund të rikthehet në “Santiago Bernabeu”, nëse shkarkohet Zinedine Zidane

Jose Mourinho mund të rikthehet në Real Madrid në ditët apo javët në vazhdim, shkruan Gazeta Express.

Trajneri portugez pritet ta zëvendësojë Zinedine Zidanen, i cili mund të shkarkohet nga “Los Blancos”.

Mirëpo, e përditshmja spanjolle “AS” shkruan se ekziston një pengesë e madhe që mund ta ndalojë rikthimin e “Special One” në Madrid.

Një pjesë e mirë e lojtarëve kryesorë të Realit nuk e duan rikthimin e ish-trajnerit të tyre.

Në eksperiencën e parë të Mourinhos në “Santiago Bernabeu” kishte përçarje në ekip dhe ai nuk kishte ditur ta menaxhonte këtë situatë.

Prandaj, lojtarët frikësohen se e njëjta gjë mund të ndodhë përsëri, prandaj nuk e duan ish trajnerin e Portos, Chelseat, Interit, Realit dhe Manchester Unitedit. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart