Lojtarët e PSG-së e frikësojnë Neymarin në zhveshtore - Gazeta Express
string(53) "lojtaret-e-psg-se-e-frikesojne-neymarin-ne-zhveshtore"

Gazeta Express

22/01/2020 9:43

Lojtarët e PSG-së e frikësojnë Neymarin në zhveshtore

Gazeta Express

22/01/2020 9:43

Pasi Neymari e zbuloi se nuk i pëlqejnë gjarpërinjtë, bashkëlojtarët e tij në Paris Saint-Germain vendosën ta frikësojnë atë duke ia vendosur një gjarpër të rremë në dollapin e tij në zhveshtore.

TË martën në kampin stërvitor të PSG-së, Camp del Loges, kur skuadra po bëhej gati për ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Ligës kundër Stade de Reims, Neymari shkoi te dollapi i tij në zhveshtore, ku e gjeti një gjarpër të rremë mbi rrobat e tij, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Brazili frikësohet sapo e vëren gjarprin dhe pastaj kthehet duke sharë drejt bashkëlojtarëve, para se të fillojnë të gjithë të qeshin.

Leandro Paredes e shpërndau videon në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Instagram.

“Ja çfarë të gjen kur e zbulon çfarë të frikëson”, shkroi Paredes. /Gazeta Express/