“Lojtarët e Interit do të derdhin djersë për Antonio Conten”


Gazeta Express
11 Korrik 2019 11:46

Stefan de Vrij ka premtuar se lojtarët e Interit do të djersitën mirë e mirë për Antonio Conten, në mënyrë që ta rikthejnë klubin aty ku e meriton të jetë.

Conte tashmë ka lënë gjurmët e tij të para, pas vetëm tri ditëve të sezonit të tij të parë si trajner i Interit, me dy blerjet e reja Valentino Lazaro dhe Stefano Sensi që e kanë pranuar se italiani i ka bindur t’iu bashkoheshin zikaltërve, transmeton Gazeta Express.

Stefan de Vrij gjatë stërvitjes

“Dua ta ngre nivelin e lojës sime dhe të rritem, në mënyrë që të bëhem lojtar i rëndësishëm për këtë ekip”, tha De Vrij për Tuttosport.

Ai foli edhe për Conten dhe mentalitetin e tij fitues.

“Conte është trajner fitues, kjo është shumë e qartë. Ai gjithmonë na bënë të punojmë me intensitet të lartë në stërvitje dhe e kërkon të njëjtën edhe në ndeshje. Po punojmë në mënyrë madhështore”, shtoi ai.

“Premtoj se do ta jap më të mirën nga vetja për ta kthyer klubin aty ku e ka vendin meritor. Siç ka thënë edhe Conte, ne gjithmonë do ta lëmë fushën me fanellën qull me djersë”, theksoi ai. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart