Lojtarët e huazuar te Real Madridit, mund të luajnë kundër skuadrës së tyre


Gazeta Express
22 Gusht 2019 21:21

‘Jugones’ raporton që Real Madridi më nuk do ti ndalojë lojtarët e saj të huazuar që ata të lujnë kundër tyre në klubet e tjera spanjolle

E ashtuquajtura “klauzola e frikës” nuk vlen më për Real Madridin. Sipas emisionit televiziv Jugones, Madridi e ka braktisur olitikën kontraverse e cila nuk i lejon lojtarët e huazuar te ndonjë skuadër në Spanjë të luajnë kundër Los Blancos.

Lunin mund të luajë me Valladolidin në Bernabeu këtë vikend

Si rezultat i kësaj Andriy Lunin do të jetë gati të luajë për Real Valladolidin kur kjo skuadër viziton Bernabeun në LaLiga të shtunën. Ai nuk pritet që të shtartoi, megjithatë, pasi që Jordi Masip është “numri një” i skuadrës Los Pucelanos.

Po ashtu nuk ka ndonjë ndalesë kontraktuale për lojtarët e Valladolid, Jorge de Frutos dhe Javi Sanchez, të cilët janë të huazuar nga skuadra B e Madridit, Real Madrid, problemi i tyre është me letrat e punës të cilat mund të ndalojnë ata të luajnë në La Liga.

Mayoral, Reguilón, Odegaard, Óscar dhe Kubo po ashtu mund të luajnë kundër Realit

Jashtë treshes se Valladolidit, edhe pesë të huazuar të tjerë të Los Blancos mund të luajnë kundër Real Madridit në La Liga: Borja Mayoral (i cili luan në Levante), Sergio Reguilon (Sevilla), Martin Odegaard (Real Sociedad), Oscar Rodrguez (Leganes) dhe Takefusa Kubo që ju bashkua Real Mallorcas.

“Klauzola e frikës”, nuk lejohet tek të huazuarit jashtë Spanjës

Në të njëjtën kohë, Dani Ceballos, Jesus Vallejo dhe Achraf Hakimi mund të përballen me Madridin nëse gjigantët nga La Liga takohen kundër Arsenalit, Wolverhamptonit apo Borussia Dortmund në Europë këtë sezon-edhe pse ata kanë mundur pavarësisht kësaj pasi që “klauzola e frikës”, nuk vlen për të huazuarit jashtë një shteti. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart