Lojtarët e Barcelonës kanë pushuar më shumë sesa ata të Real Madridit


load
Gazeta Express
8 Nëntor 2019 11:57

Futbollistët e Barcelonës i kanë shijuar nëntë ditë më shumë pushim sesa kolegët e tyre në Real Madrid, pas kthimit të të dyja skuadrave nga turnetë e tyre përkatëse parasezonale.

Ernesto Valverde u ka dhënë 26 ditë pushim lojtarëve të tij që nga fillimi i sezonit, ndërsa Zinedine Zidane i ka liruar madrilenët vetëm në 17 ditë, transmeton Gazeta Express.

Trajneri i Barcelonës e mbrojti politikën e klubit të tij dhe e sqaroi se lojtarët e tij kanë nevojë për më shumë ditë pushim.

“A mendoni se lojtarët pushojnë shumë? Mua më duken pak. Nëse ata vazhdojnë të luajnë si mysafir në fundjavë, çfarë do të bëjmë ne? Ne do të vazhdojmë me të njëjtën qasje si gjithmonë dhe s’do ta ndryshojmë. Unë po tentoj t’u jap më shumë pushim”, ka thënë Valverde.

Politika e Real Madridit ndryshoi pas disfatës me rezultat 3:0 kundër Paris Saint-Germainit në Francë. Zidane u kishte dhënë lojtarëve të tij 12 ditë pushim nga 27 korriku deri më 19 shtator, ndërsa që nga atëherë kanë pushuar vetëm gjashtë herë, ndërsa tjetra ditë pushim është planifikuar për 10 nëntor, pas udhëtimit në Eibar.

Deri në ditën e disfatës së Real Madridit kundër PSG-së, Valverde u kishte dhënë pushim lojtarëve të tij vetëm dy ditë më shumë sesa francezi, mirëpo ndryshimi që nga atëherë është rritur dukshëm.

Gjatë kësaj periudhe, djemtë e Valverdes janë lejuar t’i lënë anash stërvitjet nëntë herë, ndërsa kolegët e tyre në Real Madrid vetëm pesë herë. Katalonasit zakonisht pushojmë një ditë në javë, ndërsa madrilenët shkojnë disa ditë pa pushim.

Ndërkohë, ditët e pushimit ndryshojnë për lojtarët që luajnë edhe për ekipet kombëtare, pasi që ata që janë zgjedhur nga vendet e tyre kanë pushuar më pak ditë sesa ata që s’janë zgjedhur. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart