Ylli i Liverpoolit, Andrew Roberston, i ka paralajmëruar lojtarët e Atletico Madridit të mos festojnë para kohe pasi për ta arritur kualifikimin në çerekfinale do të duhet ta vizitojnë për 90 minuta të tjerë një terren të vështirë siç është Anfield.
Atletico e mundi 1:0 Liverpoolin në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, në një takim ku Robertson me shokë nuk u duken vetvetja, raporton Gazeta Express.
Saul Nunez e realizoi atë që ishte goli i vetëm dhe i triumfit për skuadrën e Diego Simeones të martën në Wanda Metropolitano.
Lojtarët e Atleticos iu gëzuan triumfit pas ndeshjes, me Robertsonin që nuk mund të kuptojë reagimin e spanjollëve.
“Pas ndeshjes ata festuan sikur ta kishin siguruar kualifikimin në rrethin tjetër. Ata do të vijnë në Anfield dhe ne e dimë se tifozët tanë do të jenë aty”, tha Robertson.
“Ne bëmë paraqitje të mirë dhe e dimë se mund të luajmë edhe më mirë. E kemi ndeshjen e kthimit për rregulluar këtë”, shtoi ai.
Ndeshja e kthimit në Anfield do të zhvillohet më 11 mars. /Gazeta Express/