Lojërat në parkun e Gërmisë në gjendje të keqe, lëndohet një fëmijë 3-vjeçar


Gazeta Express
17 Gusht 2019 16:32

Për shkak të gjendjes së keqe të lojërave në Parkun e Gërmisë e ka pësuar një fëmijë i moshës 3 vjeçare.

Sipas raportimit të një qytetari në ‘Twitter’  një fëmijë është rrëzuar nga ura 160 centimetra e lartë.

“Nje fmi rreth 3 vjet, sa po u rrexu prej kesaj ures rreth 160cm naltesi. Fmiu vjelli meniher mas rreximit. InshAllah nuk ka lendim ne koke!”, ka shkruar ai në postimin e tij.

Qytetari në postimin e tij ankohet se nuk ka kurrfarë mirëmbajtje të lojërave në Parkun e Gërmisë edhe pse hyrja me veturë është një euro.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart