“Loja” e Ramës para kamerave: Pse është marrë Basha i pandehur, se paskam parë këtë lajm!


Gazeta Express
14 Qershor 2019 12:17

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama pati një takim me banorët e njësisë 11 në Tiranë.

Por ajo që ra në sy ishte një “padije” e Ramës për thirrjen që prokuroria i ka bërë kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Ditën e hënë Basha do të duhet të shkojë në prokurori të pyetet në lidhje me lobimin rus në SHBA për Partinë Demokratike.

Para kamerave Rama u duk si i habitur, duke thënë se nuk e paska dëgjuar si lajm që Basha është thirrur në prokurori.

“Pse është marrë i pandehur ai? Se paskam parë këtë lajm”.

“Falsifikim formulari dhe pastrim parash”, tha Ulsi Manja.

“Ai ka dalë 7 herë dhe ka thënë gjëra të ndryshme”, u përgjigj Rama./Express

Te fundit


Kthehu lart