Llukarevska dhe Kostovski japin dorëheqje - Gazeta Express
string(41) "llukarevska-dhe-kostovski-japin-doreheqje"

Llukarevska dhe Kostovski japin dorëheqje

Gazeta Express

11/08/2020 15:36

Sanja Llukarevska dhe Martin Kostovski, të cilët u bënë deputetë pas zgjedhjeve parlamentare, dhanë dorëheqje nga posti drejtorit në Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe Gazetën Zyrtare.

Llukarevska dhe Kostovski konfirmuan për Alsat se nuk janë më në krye të këtyre institucioneve. Faruk Omeri tani është emëruar ushtrues i detyrës drejtor i DAP-it, ndërsa Tatjana Lalçevska ushtruese detyre drejtore e Gazetës Zyrtare. Tërheqja nga detyra është sepse funksioni i deputetit është i tillë që nuk mund të kesh edhe pozitë tjetër. Pas formimit të qeverisë së re, do të dihet nëse Llukarevska dhe Kostovski do të kthehen në pozicionet e tyre në këto institucione apo do të mbeten deputetë.

Lexo Edhe: