Llogaritë e pezulluara në Twitter nuk do të rikthehen momentalisht - Gazeta Express
string(66) "llogarite-e-pezulluara-ne-twitter-nuk-do-te-rikthehen-momentalisht"

AutoTech

Gazeta Express

03/11/2022 21:55

Llogaritë e pezulluara në Twitter nuk do të rikthehen momentalisht

AutoTech

Gazeta Express

03/11/2022 21:55

Elon Musk, pronari i ri i Twitterit, ka thënë se llogaritë në rrjetin social që janë pezulluar nuk do të rikthehen në më pak se “disa javë”.

AP-ja shkruan se ky është një vendim i rëndësishëm përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në SHBA.

Lexo Edhe:

“Twitter nuk do të lejojë kthimin e askujt që është hequr nga platforma për shkelje të politikave të saj, derisa të kemi një proces të qartë për ta bërë këtë, i cili do të marrë të paktën disa javë të tjera”, shkroi pronari i ri i platformës Twitter.

Ai përsëriti planin e tij për të formuar një “Këshill për Moderimin e Përmbajtjes”, i cili do të përbëhet nga përfaqësues të opinioneve shumë të ndryshme dhe do të përfshijë komunitetin e të drejtave civile dhe grupet që kundërshtojnë dhunën e motivuar nga urrejtja.

Ky premtim i Muskut do të thotë se ish-presidenti amerikan Donald Trump nuk do të mund të kthehet në Twitter para zgjedhjeve për Kongresin Amerikan të martën e ardhshme, më 8 nëntor.

Trumpi u pezullua nga platforma menjëherë pasi mbështetësit e tij sulmuan Capitolin e Uashingtonit në janar 2021, duke e akuzuar atë për nxitje të dhunës.

Ndërkohë, ish-presidenti republikan ka thënë se nuk do të kthehet më në Twitter pasi ka hapur rrjetin e tij social Truth Social. Shumë, megjithatë, vlerësojnë se Trumpi vështirë se do t’i rezistojë dëshirës për t’u rikthyer në Twitter, ku kishte më shumë se 80 milionë ndjekës përpara se të përjashtohej.

Që kur mori pronësinë e Twitterit, Musku ka tërhequr kritika nga një numër organizatash dhe individësh të shqetësuar për zbutjen e mundshme të politikave të moderimit përmes rrjetit social dhe dhënien e zërit më ekstrem.